Një 34-vjeçar është plagosur me armë zjarri në Shënkoll të Lezhës. Sipas informacioneve paraprake, është qëlluar me armë në drejtim të Martin Doda, i cili udhëtonte me makinë.

Në vendngjarje shkuan forca të shumta policore, të cilat bënë mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorëve. Policia thotë se ata janë me iniciale P.Ll. dhe Z.B.

Kurse i plagosuri është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Informacion paraprak i Policisë së Lezhës

Sot, rreth orës 13:30, është marrë njoftim se në vendin e quajtur ” Ura e Prekanit” në rrugën Kryqëzimi i Shënkollit – Tales,  është plagosur me armë zjarri shtetasi M.D. 34 vjeç, banues në Tale,  i cili është dërguar në spitalin Rajonal në Lezhë, për ndihmën e nevojshme mjekësore.

Falë veprimeve të shpejta hetimore, u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar shtetasve P.Ll. dhe Z.B., të dy banues në Tale , të cilët u shpallën në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre.

Grupi hetimor në vendngjarje, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/ tvklan.al