Një i ri është plagosur me armë zjarri pasditen e së dielës në Kryeqytet.

Plagosja ka ndodhur në rrethana ende të paqarta në rrugën “Asdreni”, në Fushë Mëzez, Kashar.

Sipas policisë, E.M. është plagosur në këmbë dhe rreth orës 18:35 ka shkuar për ndihmë mjekësore në spital.

I riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndërsa shërbimet e policisë po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorit./tvklan.al