Një person ka mbetur i plagosur nga të shtënat me armë zjarri mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës.

Policia sqaron se 39-vjeçari me iniciale D.L. u paraqit në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Pas mjekimit, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ndodhi dje rreth orës 23:30.

Policia do të marrë në pyetje 39-vjeçarin për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

/tvklan.al