Një 26-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë në kryeqytet, pas një sherri me 2 persona të tjerë, at e bir. Policia e Tiranës thotë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:20 tek lulishtja në lagjen “Komuna e Parisit” për motive banale.

I plagosuri është me iniciale D.L. At e bir me iniciale E.M. dhe E.M. qëlluan me thikë në bark 26-vjeçarin, duke e lënë të plagosur. Ai u dërgua në spital për trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, at e bir janë shoqëruar nga uniformat blu të kryeqytetit në kuadër të hetimit për zbardhjen e ngjarjes. /

tvklan.al