Një konflikt mes dy personave ka degraduar në përdormin e armëve të ftohta, ku duke mbetur i plagosur një 38-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur në një lokal në zonën e “Unazës së re” në Tiranë. Policia thotë se 38-vjeçari u qëllua me thikë nga 51-vjeçari Remzi Caushaj, i cili është shoqëruar drejt ambienteve të Policisë së Tiranës për t’u marrë në pyetje.

Shkaqet e ngjarjes janë të paqarta. Ndërkohë, i plagosuri është dërguar në spital për të marrë trajtim mjekësor.

/tvklan.al