Ai është një këngëtar i ri, i cili po ecën shumë mirë në tregun muzikor. Vetëm pak ditë më parë, Ervis Behari ka publikuar këngën e tij më të re titulluar “Plaka mbi taka”, ku protagoniste janë 4 zonja. I ftuar në studion e “Rudina”, në Tv Klan, Behari tregoi më tepër rreth realizimit të klipit dhe prapaskenave të tij.

“Vetëm një incident ka ndodhur gjatë xhirimeve, të cilin nuk ia kam thënë zonjave, sepse nuk doja që të mërziteshin, por makina ime ishte automatike dhe unë në një moment frenova fort dhe të gjitha zonjat më ranë sipër. Për momentin nuk iu tregova gjë, ishte një gropë iu thash, por asnjë nuk u lëndua”,

tha Behari.

https://youtu.be/JQCC58DOKVA?t=4m27s

Gjatë emisionit, në studio erdhën surprizë edhe katër zonjat protagoniste në klip, Barije Canko, Xhevaire Terziu, Zhaneta Musha, Merita Meçollari. Ndërkohë këngëtari po ashtu sqaroi se titulli i këngës “Plaka mbi taka” është vënë për ta bërë sa më gazmore këngën.

“Plaka mbi taka” është klipi im më i ri, por fjala “plakë” është në thonjëza sepse ato janë zonja të nderuara, por për ta bërë më gazmore këngën e vendosëm titullin kështu. Ideja e klipit ishte e Adrian Hilës, të cilin dua ta falenderoj që besoi në talentin tim që në fillim. Edhe tekstin e ka bërë Adi Hila dhe ideja ishte të krijonim një këngë gazmore, pse jo për “plakat”. S’ishte bërë ndonjë këngë për “plakat” më parë.  Është një mesazh që të gjitha zonjat të lëvizin, të dalin dhe të mos kenë komplekse nga mosha. Klipi është xhiruar për një ditë, sepse puna shkoi shumë mbarë dhe zonjat ishin aktore shumë të mira. Videoklipi është xhiruar tek Gjiri i Lalzit”,

tregoi këngëtari.

/tvklan.al