Sociologët: Rrezikojmë të zhdukemi si komb – TV KLAN

Sociologët: Rrezikojmë të zhdukemi si komb

Plakja dhe tkurrja e popullsisë

Popullsia e Shqipërisë jo vetëm që po plaket, por edhe po tkurret me ritme të shpejta. Ndonëse në fillim të viteve ’90 kishim popullsinë më të re në rajon edhe në Evropë, me moshë mesatare 28 vjeç, sot ajo është 35.4 vjeç. Madje, popullsia do të vazhdojë procesin e plakjes dhe pritet që mosha mediane e saj të arrijë në 42,1 vjeç, në vitin 2031.

Në 10 vitet e fundit numri i popullsisë është reduktuar me 333 mijë banorë, pasi nga 3.195.000 banorë në 2010, më 1 janar 2019 rezultoi  2.862.427 banorë.

Reduktimi i popullsisë nuk do të ndalet pasi sipas projeksioneve të INSTAT për pesë vitet e ardhshme, popullsia do të reduktohet nën  2.7 milionë banorë. Për sociologun Zyhdi Dervishi janë disa arsye që vendi ynë ndodhet në këtë situatë.

Profesor Dervishi tkurrjen e popullsisë e konsideron  një kambanë alarmi për të cilën të gjithë duhet të shqetësohemi pasi rrezikohemi si komb.

Të gjithë treguesit bëjnë të qartë rrezikun që na kanoset si komb, pasi shtesa e popullsisë po shkon drejt zeros. Në vitin 1990, në Shqipëri u regjistruan 82 mijë lindje dhe 18 mijë vdekje.  Ndërkohë që në 2018 janë vetëm 28.934 foshnja dhe  21.804 vdekje.

Ndërsa të dhënat për tre mujorin e parë të këtij vitit tregojnë se lindjet tejkalojnë me vetëm 37 numrin e vdekjeve.

Klan Plus

Kategori
Klan PlusTe funditTë gjithaVideo
3 Komente
  • lionel
    16 Maj 2019 at 00:45
    Përgjigju

    Sa eshte nunri i femijeve shqiptere qe lindin jashte vendit dhe nuk jane te regjistruar. se nuk duhan te na regjistrojne .plerat qe drejtojne zyrat e shtetit.faji i politikes qe drejton vendin

  • lionel beta
    16 Maj 2019 at 00:48
    Përgjigju

    Sa eshte nunri i femijeve shqiptere qe lindin jashte vendit dhe nuk jane te regjistruar. se nuk duhan te na regjistrojne .plerat qe drejtojne zyrat e shtetit.faji i politikes qe drejton vendin

  • ^^^
    16 Maj 2019 at 07:45
    Përgjigju

    Ne nje vend ku ska siguri per jeten dhe te ardhmen, ku sistemi gjyqesor, shendetsor, dhe ai arsimor jane te kalbur deri ne palce nga korrupsioni! Perse do ti bente dikujt pershtypje? Shqiperia ka vdekur me kohe, vetem krimbat kokeverdhe e kolltukofage dhe bastardet e degjeneruar te tyre do mbijetojne ne ate vend! RIP.

  • Përgjigju

    *

    *