Ministrat e financave të Eurozonës dështuan në arritjen e një marrëveshjeje për një plan që lehtëson ndikimin negativ në ekonomi të masave kundër koronavirusit.

Për diskutim i shtruan propozime si ofrimi i kredive me kushte të favorshme për vendet që kanë nevojë, si dhe krijimi i një borxhi të përbashkët për të gjitha vendet anëtare të unionit vetëm për këtë periudhë.

Propozimin e dytë e mbështetën vende si Italia, Franca, Spanja, Irlanda e Luksemburgu.

Ideja hasi megjithatë në kundërshtimin e fortë, veçanërisht të Holandës.

Ministrat europianë të financave do të mblidhen sërish të enjten, në përpjekje për të sheshuar dallimet.

Tv Klan