Shoqata e Bankave: Kjo kategori mos të klasifikohet të “kreditë e këqija”

Bankat e nivelit të dytë janë duke punuar me institucionet shtetërore për të mos klasifikuar si kredi të këqija kategorinë e të prekurve nga tërmeti, të cilët nuk patën mundësi të paguanin këstin në datën e saktë.

Në një njoftim për shtyp, Shoqata e Bankave bën thirrje që të gjithë ata të cilët kanë pësuar dëmtime të shkojnë dhe të bisedojnë individualisht me bankën ku kanë marrë kredinë për të ristrukturuar kontratën.

Shoqata thotë se bankat janë duke hartuar një plan masash për t’i ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti, ndërsa në shenjë solidariteti dhuron 200 mijë euro në llogarinë shtetërore për programin e rindërtimit, e cila është një shumë veçmas dhurimeve që kanë bërë individualisht bankat e nivelit të dytë.

Tv Klan