Balluku: Temperaturat dhe rritja e turistëve sfidë për rrjetin
Furnizimi pa ndërprerje me energji elektrike po sfidohet nga temperaturat e larta dhe rritja e numrit të turistëve.
“Kemi fluks turistësh, nga Velipoja deri në Ksamil, diçka që e bën sfiduese ofrimin e shërbimit nga ana jonë. Dhe komponenti i dytë që po përballemi janë temperaturat ekstremisht të larta të cilat padyshim krijojnë probleme teknike, e kemi pasur si sfidë së fundmi”.
Gjendur përballë këtyre dy sfidave, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku garanton se po merren të gjitha masat për furnizimin pa ndërpreje me energji elektrike përgjatë sezonit turistik.
“Kemi 1100 punonjës për të gjithë zonat bregdetare, mundohen të zgjidhin problematikat dhe ti paraprijnë”.
Ministrja ka edhe një thirrje për konsumatorët.
“Hoteleri, restorante dhe vetë qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm për të ruajtura sa më shumë energjinë elektrike”.
Sa i përket situatës së prodhimit të energjisë, sipas Ballukut ky është një nga vitet më të mira.
Tv Klan