Lajme të mira për këdo që ka plane për fundjavën, pasi moti do të jetë kryesisht i kthjellët.

Ditën e shtunë, bregdeti dhe zonat e ulëta do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta. Më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore.

Edhe dita e diel do të jetë me kthjellime dhe vranësira kalimtare, në pjesën më të madhe të vendit. Përjashtim bëjnë zonat malore, jugore dhe juglindore, të cilat do të jenë me kthjellime dhe vranësira më të shpeshta.

Temperaturat e ajrit mbeten të freskëta gjatë orëve të natës dhe mëngjesit, ndërsa në mesditë pritet që termometri të ngjitet deri në 22 gradë Celcius.

Era do të fryjë mesatare, me shpejtësi 27km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke gjeneruar në det dallgëzim 2 ballë./tvklan.al