Në Itali, emërimin e Igli Tares si drejtor sportiv të Milan, e quajnë vetëm çështje firme, ndërsa menjëherë kanë nisur me planin e tij për të përmirësuar ekipin për sezonin e ardhshëm. Gazzetta dello Sport shkruan se në listë është sulmuesi i Bologna, Dan Ndoye.

Ishte pikërisht ai i cili realizoi golin në finalen e Kupës së Italisë ku skuadra nga Emilia Romagna mundi Milan. Kartoni i Ndoye vlerësohet 25 milionë euro. Në mbrojtje pëlqehet Destiny Udogie i Tottenham. Lojtari i përfaqësueses italiane vlen 45 milionë euro.

Në listën e sulmuesve është edhe Lorenzo Lucca i Udinese. Emrat e tjerë në Mario Gila i Lazio, Jens Odgaard i Bologna, Luiz Felipe i Marseille apo Giovanni Leoni i Parma. Pjesa më e madhe e tyre janë të rinj në moshë. Për trajnerin duket më i favorizuar për momentin Vincenzo Italiano, por nëse do të lihet i lirë nga Bologna. Nga java e ardhshme priten zhvillime.

Tv Klan