Filmi “Planeti i majmunëve” pritet të vijë me një version të ri. Realizimi i këtij projekti ka bërë bashkë kompaninë Disney dhe korporatën Fox.

Nuk dihet nëse ky prodhim kinematografik do të jetë në vazhdën e trilogjisë së kaluar, megjithatë supozohet për një film tërësisht të pavarur dhe unik.

Ky realizim konsiderohet si një sukses i madh, por nga ana tjetër nuk kanë munguar edhe kritikat.

Planeti i Majmunëve është titulli i një romani francez me po të njëjtin titull, i publikuar në vitin 1963 nga Pierre Boulle. Ky libër është kthyer në një frymëzim për realizimin e këtij filmi vetëm 5 vite më vonë.

Trilogjia më e fundit, që përfundon me “Luftën për Planetin e majmunëve” në vitit 2017, ka bërë që prodhime të tilla të fitojnë lehtë popullaritet.

Klan Plus