Nëntoka e planetit Mars duket se është e pasur me ujë. Në afërsi të ekuatorit, 750 m në thellësi janë dalluar rrjedha uji, të cilat në mënyrë periodike mund të ngrihen deri në sipërfaqe duke krijuar edhe rrëke të përkohshme. Ky është konkluzioni i një studimi të kryer nga universitetit i Kalifornisë së Jugut dhe publikuar në revistën shkencore Nature.

Kërkuesit kanë studiuar karakteristikat e gjurmëve mbi rërë të cilat janë të përkohshme mbi sipërfaqen e planetit të kuq. Hipoteza është se këto gjurmë mbërrijnë nga thellësia në mënyrë periodike fenomen ky që vërehet edhe në shkretëtirat e Saharasë dhe të gadishullit arabik në Tokë.

Kështu ujërat nëntokësore dëshmojnë për një ngjashmëri të madhe mes Tokës dhe Marsit të dikurshëm antik, gjë që mund të dëshmojë se mund të kenë evolucion shumë të ngjashëm. Studimet do të vijojnë pasi duke kuptuar më mirë historinë në 3 miliardë vitet e fundit mbi Mars, mund të jetë thelbësore për të kuptuar edhe evolucionin dhe të ardhmen e klimës tokësore.

Klan Plus