Planeti me 3 diej që nuk duhet të ekzistonte

Planeti me 3 diej që nuk duhet të ekzistonte

22:50 09/07/2016

Astronomët kanë arritur të zbulojnë një planet të ri në orbitën e së cilit ndodhen 3 diej.

HD 131399Ab është planeti i parë i zbuluar deri më sot, që ndodhet në një orbitë të qëndrueshme në një sistem të trefishtë yjor.

Në të shkuar mendohej se graviteti i paqëndrueshëm, do të çonte në shkatërrimin e çdo planeti që gjendej në një pozicion të tillë.

Kevin Wagner, i cili e zbuloi këtë planet dhe drejtoi observimet e mëtejshme, tha se në gati gjysmën e orbitës së tij, që zgjat 550 vite të Tokës, 3 yjet janë të dukshme në qiell.

Sipas ekspertëve, ekspozimi i këtij planeti nga 3 diej do të thotë se në të është ditë gjatë gjithë kohës ose që ndodhin tre 3 lindje apo perëndime të diejve, në varësi të sezoneve, që zgjasin më shumë se jeta e një njeriu.

Siç shkruan CNN, planeti ndodhet në konstelacionin Centaur dhe është rreth 320 vite dritë larg nga Toka.

HD 131399Ab është rreth 16 milionë vjeçar dhe një ndër ekzoplantet më të reja të zbuluara deri më sot.

Më një temperaturë mesatare prej rreth 580 gradë Celcius, ky planet ka madhësinë e gati 4 Jupiterëve sëbashku./tvklan.al

Të ngjashme
UKT