Një planet gjigand po avullon si pasojë e yllit të tij. Kjo është hera e parë që vrojtohet një fenomen i tillë, të paktën kur bëhet fjalë për një planet të dimensioneve të Neptunit, i cili rotacionin e kryen rreth yllit që është në fund të jetës.

Zbulimi që është publikuar në revistën shkencore Nature dhe kryer nga Boris Gaensicke, i Universitetit britanik Warwick, ka qenë i rastësishëm. Kërkuesit kanë vrojtuar me teleskopin gjigand të Agjencisë Hapësinore Evropiane, të pozicionuar në Kili, yllin i cili ndodhet në yjësinë e Gaforres, rreth 1500 vjet dritë larg nesh.

Ky yll, pavarësisht se në fund të evolucionit të tij, i transmeton planetit një temperaturë rreth 28 mijë gradë Celcius dhe sipas përllogaritjeve, ai po humb 3000 ton material në sekondë, duke e bërë që të avullojë tërësisht.

Klan Plus