Qeveria e Britanisë së Madhe ka prezantuar një plan ambicioz për vaksinimin kundër Covid-19. Kryeministri Boris Johnson është zotuar se të gjithë të rriturve do u ofrohet doza e parë e vaksinës kundër koronavirusit deri në fund të muajit Korrik.

Ky plan mund të realizohet, pasi deri tani më shumë se 17 milionë qytetarë kanë marrë dozën e parë, që nga muaji Dhjetor i vitit të kaluar që është dhe data e nisjes së vaksinimit. Boris Johnson tha se ai dëshiron që programi i vaksinimit të vijojë më shpejt dhe të mos ketë probleme.

Sipas tij synohet që vaksinimi të mbyllet në pak muaj, që qytetarët të jenë më të mbrojtur dhe të lehtësohen rregullat e bllokimit që janë diktuar nga situata e përhapjes së Covid.

Nga ana tjetër Shefi ekzekutiv i kontrollit shëndetësor, Simon Stevens, u shpreh se ka të dhëna që vaksinimi ka ulur shtrimet në spital të pacientëve me Covid. Po ashtu dhe numri i viktimave është ulur që nga nisja e procesit të vaksinimi.

Tashmë sipas planit të ri, deri në 15 Prill të gjithë të rriturit e moshës 50 vjeç e lart, si dhe më të rinjtë me probleme shëndetësore do jenë të vaksinuar./tvklan.al