Plani B i Anglisë për masat ka marrë fund! Lajmin e dha Kryeministri Boris Johnson, i cili njoftoi se masat që janë në fuqi do të hiqen nga e Enjtja.

Maskat në vende publike do të hiqen. Po ashtu edhe pasaporta Covid ndërsa qeveria do të heqë këshillën e saj që njerëzit të punojnë nga shtëpia.

Johnson tha se Anglia do t’i kthehet planit A për shkak të dozave “booster” dhe mënyrës se si njerëzit i kanë zbatuar masat e planit B. Ai tha se shkencëtarët besojnë se vala e Omicron ka arritur pikun në nivel kombëtar.

Ky është një moment ku duhet të jemi krenarë të gjithë. Është një kujtesë se çfarë mund të arrijë ky vend nëse punojmë së bashku”, tha Johnson.

Megjithatë kryeministri britanik tha se kjo arritje nuk duhet të shihet si “vija e finishit” sepse virusi dhe variantet në të ardhmen nuk mund të zhduken dhe në vend të kësaj duhet që të mësojmë të jetojmë me Covid njësoj siç jetojmë me gripin.

Ai nxiti njerëzit që të vaksinohen dhe të karantinohen nëse dalin pozitivë./tvklan.al