Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kanë mirëpritur siç kanë thënë vendimin e kryeministrit Albin Kurti për të pranuar në parim planin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Emisari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak ka shkruar në Twitter se tani do të vazhdojnë bisedimet në nivel të lartë.

“Jam i lumtur që Kosova ka pranuar në parim propozimin e BE-së. Ne do të vazhdojmë bisedimet për takim të nivelit të lartë”.

Ndërsa ambasadori i SHBA-së në Kosovë Jeffrey Hovenier ka ofruar përkrahjen e plotë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“Ne do të vazhdojmë të ofrojmë përkrahjen e plotë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Marrëveshja e përkohshme do të sjellë përfitime të konsiderueshme si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë”.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se plani i BE-së është bazë e mirë për diskutime.

Sipas kryetarit të parlamentit Glauk Konjufca, kryeministri Kurti para tre muajsh ka thënë që ky plan është bazë e mirë për diskutime, ndërsa ka thënë se do të gjendet një formë e re e Asociacionit. LDK-ja ka reaguar duke thënë se nuk duhet një marrëveshje bazë që nuk përmban njohjen për Kosovën.

Propozimi i BE-së nuk është marrëveshje finale, por një marrëveshje tjetër për normalizim të marrëdhënieve, ndërsa në versionet që janë publikuar në media aty në asnjë pikë nuk përmendet njohja e Kosovës nga Serbia.

Tv Klan