Mitsotakis në Riad flet për transferim gazi nga Egjipti dhe Arabia Saudite

Greqia shpalli planet e saj në bashkëpunim me vendet e Lindjes së Mesme si Egjipti dhe Arabia Saudite për të ofruar energji për nevojat e Bashkimit Evropian.

Qeveria e Athinës synon që të sherbeje si pikë hyrëse për transferimin e energjisë se prodhuar në Lindjen e së Mesme drejt BE-së.

Këto objektiva u shpalosen nga ana e kryeministrit Kyriakos Mitsotakis gjate vizitës në Arabinë Saudite.

Nuk duhet të jetë befasi që Greqia gëzon marrëdhënie të mira me Arabinë Saudite pasi “kanë të njëjtat sfida gjeopolitike”, u tha investitoreve vendas kryeministri Kyriakos Mitsotakis në konferencën e organizuar  në kryeqytetin saudit Riadi. Ndër të tjera, ai iu referua mundësisë së transportit të gazit natyror nga Egjipti dhe Izraeli përmes Greqisë në Evropë dhe për promovimin e lidhjes energjetike nënujore midis Greqisë dhe Egjiptit.

“Nëse rajoni i Gjirit mund të prodhojë energji elektrike të lirë, ne jemi të interesuar që ajo të vijë në Evropë përmes Greqisë, e cila mund të jetë një vend tranzit,” tha Mitsotakis, duke përsëritur se qeveria ka vendosur një objektiv për të hequr perdorimin e qymyur gurit plotësisht nga prodhimi i energjisë elektrike deri në vitin 2028.

Mitsotakis tha se ai beson se edhe Turqia do të punojë në mënyrë konstruktive me ne për të zgjidhur çështjen kyçe mes dy shteteve fqinje që mbetet përcaktimi i zonave detare. Ne jemi gjithmonë të hapur për dialog theksoi Mitsotaqis por nuk do të frikësohemi dhe të pranojmë shkeljen e të drejtave tona sovrane.

Greqia sipas tij ka nënshkruar marrëveshje me Egjiptin dhe Italinë për zonat detare bazuar në traktatet ndërkombëtare gjë që po ndodh edhe me Shqipërinë në Gjykaten e Hagës.

Mitsotakis zgjodhi ta bënte këtë gjatë një vizite në Arabinë Saudite që kishte si qëllim forcimin e marrëdhënieve me vendet e gjirit.

“Unë nuk mendoj se ka një kërcënim gjeopolitik dhe mendoj në fund të fundit se Turqia do ta kuptojë se kjo sjellje agresive në Mesdhe, nuk do ta çojë atë askund. Ndaj unë mendoj se ne kemi ngritur aleancat tona, kemi përcaktuar vijat tona të kuqe, shumë, shumë qartë”, u shpreh ai.

Mitsotakis zhvilloi bisedime me princin e kurorës në Arabinë Saudite, sundimtarin De Facto të vendit, dhe me princin e kurorës së Bahreinit para se të fliste në iniciativën e investimeve të ardhshme në Riad.

“Unë shpresoj se në një moment Turqia do të angazhohet në mënyrë konstruktive me ne për të zgjidhur problemin më shqetësues që është delimitimi i brigjeve detare. Ne kemi rënë dakord me Italinë dhe me Egjiptin. Jemi të hapur për dialog me turqinë por nuk do të tërhiqemi dhe nuk do të pranojmë që të drejtat tona sovrane të cënohen”, u shpreh Mitsotakis.

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë u rritën vitin e kaluar kur kjo e fundit dërgoi një anije shfrytëzimi dhe një flotë të vogël anijesh të tjera në kërkim të burimeve në ujëra që Greqia i konsideron të vetat.

Klan News