Plani i BE për Kosovën e Serbinë, analistët: Mund të arrihet në pranverë


Plani i BE për Kosovën e Serbinë, analistët: Mund të arrihet në pranverë

17:23 24/01/2023

Ish-këshilltari i ish-kryenegociatores Edita Tahiri, Gazmir Rraci e sheh të nevojshme arritjen e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë deri në pranverë.Ndërkohë përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka nisur një sërë takimesh me vendet që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës.

Kjo nismë e emisarit të BE-së erdhi pas takimeve të fundit të zyrtarëve të lartë perëndimor me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiç në Beograd. Këto takime analisti politik Gazmir Rraci, i sheh shumë të rëndësishme.

Kjo tregon që BE-ja është e interesuar të zhbllokojë situatën e Kosovës dhe raportet që ka. Përmes llogarisë së tij në Twitter, Lajçak bëri të ditur se është takuar me zyrtarë të lartë të Spanjës, Sllovakisë dhe Qipros. Me përfaqësuesin e Qeverisë së Spanjës, Lajçak tha se ka diskutuar për çështjen e dialogut, dhe përshpejtimin e procesit.

Tv Klan









Të ngjashme