Plani i KE: Të vaksinohen 70% e të rriturve deri në…

Flamuri i BE


Plani i KE: Të vaksinohen 70% e të rriturve deri në…

21:22 19/01/2021

Komisioni Evropian ka rekomanduar sot se  të paktën 70% e popullsisë mbi moshën 18 vjeç të vaksinohen deri në Verë. Sipas KE-së kjo do të mundësojë një frenim të përhapjes së COVID dhe do lehtësohen masat shtrënguese.

Vaksinimi ka nisur që në 27 Dhjetor në të gjitha vendet anëtare, por duket se nuk po ecën me ritme të shpejta siç ishte parashikuar. KE u ka bërë thirrje vendeve që të shtojnë ritmin për të vaksinuar grupet prioritare.

Por komisioni nuk sqaroi se si synonte të rrisë kapacitetin e prodhimit të prodhuesve të vaksinave për të arritur qëllimin e tij të guximshëm të vaksinimit.

Parashikohet deri në Mars të paktën 80% e njerëzve mbi moshën 80 vjeç dhe 80% e punonjësve të kujdesit shëndetësor të jenë të vaksinuar, por sërish dhe ky parashikim është ende shumë larg realitetit.  

Çelësi për të arritur këto synime është disponueshmëria e sasive të mëdha të vaksinave. BE ka rezervuar gati 2.3 miliardë doza, por kompanitë prodhuese të vaksinave nuk mund të mbulojnë dot një sasi të tillë në një kohë të shkurtër./tvklan.al






Të ngjashme