Lajme Arkiva – TV Klan 2002

Fishekzjarrët e rrezikshme duhet të bllokohen dhe asgjësohen përpara orëve të fundvitit. Në dobi të qetësisë publike, por mbi të gjitha për të shmangur rrezikun për jetën e qytetarëve në përdorimin e tyre, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, së bashku me Drejtorinë e Doganave dhe Drejtorinë e Tatimeve, kanë rënë dakord për zbatimin e një plani masash.

Plani parashikon bllokimin e këtyre mjeteve të rrezikshme, që në momentin që futen nga tregtarët në kufi, ose gjatë shitjes së tyre në treg. Gjithsesi tregtarët kanë filluar dhe sot të shesin fishekzjarre dhe kapsolla. Të ndërgjegjshëm se pakujdesitë në ndezje mund të aksidentojnë blerësit e tyre, njëri nga shitësit ambulant tregon se mundohet t’i këshillojë ata që blejnë që të tregohen të kujdesshëm në përdorim.

Shitësi:- “Lënë eksplozive përmbajnë, por që nuk janë shumë të rrezikshme, përsa i përket kapsollave, pastaj ato janë pak të rrezikshme për fëmijë. Këshilla u japim sidomos kur vijnë nënat, u tregojmë mënyrën se si përdoren, por zakonisht në i këshillojmë që ato të mos i përdorin fare, të mos i marrin”.

Në planin e organizuar nga rendi, doganat dhe tatimorët, cilësohet se kontrollet duhen ushtruar edhe në ambientet që është magazinuar ky mall, me qëllim që këto objekte të jenë të sigurta dhe të mos mbahen në ambiente me nxehtësi./tvklan.al