Pushteti Lokal përgatit planin provizor për shpërndarjen e të ardhurve nëpër rrethet e vendit. Me rritjen e fluksit të tyre këto shifra sërish do të rishikohen. Plan ky në bazë të regjistrimeve të të ardhurve dhe atyre që kalojnë kufirin. Deri tani janë planifikuar 12 rrethe për të strehuar një numër të ardhurish sipas mundësive që kanë.

Kryeqyteti shënon numrin më të madh të të shpërngulurve dhe sistemimin e tyre nëpër familje dhe çadra. Berati dhe Dibra ka marrë përsipër për strehim mbi 5 mijë vetë. Elbasani 8 mijë dhe mbi 6 mijë Kukësi. 11 mijë Shkodra dhe 1500 Vlora.

Totali i kësaj shpërndarje nga Ministria e Pushtetit Lokal arrin shifrën 59 mijë e 320 të ardhur, ndërkohë që themi se futjet në kufirin shqiptar arrijnë shifrën 100 mijë. Sipas Pushtetit Lokal zgjidhje e momentit është edhe shpërndarja në banesat e ofruara nga qytetarët por nuk dihet se për sa kohë një familje mund të përballojë strehimin dhe ushqimin e të ardhurve./tvklan.al

Gazetare : Holta Zhiti