Ushtria amerikane do të ketë më pak trupa në rradhët e saj, por më efiçente për tu përballur me sfidat globale.Ky është parimi i strategjisë së re të mbrojtjes i bërë publik nga presidenti amerikan Barak Obama, gjatë një konference për shtyp në Uashington.

Duke folur nga Pentagoni sëbashku me sekretarin e mbrojtjes Leon Paneta, Obama tha se strategjia e re synon të ruajë supremacinë e ushtrisë amerikane.

Bazuar në këtë strategji, Shtetet e Bashkuara do të përforcojnë praninë në rajonin e Azi-Paqësorit, ndërsa prioritet do të vazhdojë të jetë Lindja e Mesme.

Obama shtoi gjithashtu se reduktimi i buxhetit për ushtrinë do të bëhet në një mënyrë që të mos ndikojë në tkurrjen e investimeve për aleancat ushtarake, përfshirë këtu NATO-n. Ai foli edhe për heqjen dorë nga operacionet ushtarake në shkallë të gjërë, si ai i sapombyllur në Irak dhe ai që vijon në Afganistan./tvklan.al