Ministri i Sportit thotë se protokolli mjekësor duhet përmirësuar

Serie A mund rinisë ndeshjet në muajin qershor me dyer të mbyllura. Kryeministri italian Giuseppe Conte lajmëroi stërvitjen individuale të lojtarëve më 4 Maj, ndërsa më 18 Maj atë në grup nën rregulla të rrepta.

Megjithatë sipas ministrit të Sportit, Vincenzo Spadafora protokolli mjekësor duhet përmirësuar. Qëllimi i qeverisë nuk është të mos lejojë futbollin, por duhet të tregohet kujdes.

Spadafora përmendi faktin se Holanda e ndërpreu përfundimisht kampionatin, ndërsa në Spanjë nuk dihet a do të luhet. Protokolli i sigurisë shëndetësore u kundërshtua edhe nga pjesa më e madhe e mjekëve të ekipeve në Serie A.

Italia po nis pak nga pak të lehtësojë masat, ndërkohë që numri i viktimave dhe të infektuarve me Covid-19 po ulet gradualisht.

Tv Klan