Parandalohen sulmet terroriste në Maqedoni



Parandalohen sulmet terroriste në Maqedoni

14:11 28/12/2020

MPB: Arrestohen tetë persona, dyshohen si pjesë e ISIS

8 persona janë arrestuar në një operacion të policisë së Maqedonisë së Veriut të akuzuar për krijimin e një organizate terroriste. Hetimet zgjatën disa muaj dhe personat e ndaluar me kombësi shqiptare janë 5 nga Kumanova dhe 3 nga Shkupi.

“Ata kanë krijuar një organizatë terroriste në bazë të ideologjisë së ISIS për kryerjen e vrasjeve dhe shkatërrimit të objekteve publike me qëllim të krijohet ndjenja e pasigurisë ose frikës tek qytetarët. Për realizimin e këtij qëllimi anëtarët e grupit kanë bërë veprime përgatitore, kanë siguruar mjete financiare dhe janë furnizuar me armë, municion, pajisje ushtarake, kanë përgatitur materiale të improvizuara shpërthyese dhe kanë kryer prova për aktivizimin e këtyre mjeteve shpërthyese”. 

MPB-ja gjithashtu ka dhënë edhe detaje tjera për grupin e ndaluar.

“Anëtarët e grupit terrorist kanë përdorur platformën “Whats App” ku kanë rënë dakord edhe për mënyrën e transportit të armëve dhe përpunimit të jelekëve vetëvrasës. Njëri prej tyre ka marrë pjesë në formacione paraushtarake jashtë territorit të vendit si pjesëtar I organizatës terroriste ISIS në Siri”.

Ministria e Brendshme tha se një pjesë e armëve dhe mjeteve shpërthyese u zbuluan që në 27 Gusht në afërsi të Kumanovës. Hetimet zbuluan edhe pjesën tjetër të grupit.

Tv Klan






Të ngjashme