Juristi Plarent Ndreca dhe sekretari ligjor i Partisë Demokratike, Çlirim Gjata, janë përplasur lidhur me diskutimin nëse kryebashkiakët aktualë duhet t’i lënë vendin të zgjedhurve të rinj. Gjata thotë se zgjedhjet e 30 Qershorit janë të pavlefshme dhe kryetarët e bashkive duhet të qëndrojnë në detyrë. Kurse Ndreca shprehet se kryebashkiakëve aktualë u mbaron mandati dhe duhet t’u lënë karrigen të tjerëve.

Plarent Ndreca: Z.Gjata që përfaqëson një parti politike me qëndrimin e disa drejtuesve të institucioneve lokale, siç janë drejtuesit e pushtetit lokal, janë gjëra shumë të ndryshme dhe sigurisht që ne tani në vend të lirë jemi, dhe kushdo ka të drejtë edhe të çmendet. Por të rrish në detyrë pa një mandat, sepse mandati është 4-vjeçar, mandati është kushtetues, 4 vjet, pa të drejtë shtyrje. Atyre nuk ju duhet absolutisht asgjë se çfarë ndodh pas datës që u mbaron mandati. Është përgjegjësi e tjetërkujt kjo gjë, dhe ata…

Çlirim Gjata: Nuk e ka ligji kështu, të mos gënjejmë. Ligji e ka kur vjen tjetri, jo kur mbaron mandati. Vetëm kur vjen tjetri. Tani mos gënjejmë hapur.

Plarent Ndreca: Ligji për pushtetin vendor thotë shumë qartë që ky që është në detyrë e le detyrën në momentin që betohet tjetri. Gjithmonë brenda mandatit.

Çlirim Gjata: Jo jo, s’ka lidhje me mandatin.

Plarent Ndreca: …. sepse ligji zgjedhor është ligj më i ulët se sa Kushtetuta.

Çlirim Gjata: Pse e dredh tani? Pse e ndryshove mendimin?

Plarent Ndreca: Pse bën zhurmuesin?

Çlirim Gjata: Nuk do të të le të gënjesh!

Plarent Ndreca: Pse kush je ti? Edhe këtu ke ardhur për të më dhunuar? Po më lër të gënjej, çke ti. Ore kush je ti që më thua mua që s’të lë. Ore ti s’doje të lije as të votonin njerëzit, edhe njerëzit shkuan votuan.

Çlirim Gjata: Të jemi të saktë. Ligji nuk lidhet me mandatin. Po flas ligjërisht. Ligji e ka, rri në detyrë deri sa të vijë tjetri. S’ka lidhje me mandatin.

Plarent Ndreca: Kështu e kanë politikën këta, këta vijnë për t’u zënë, për të bërë grusht edhe për të hedhur molotov. Unë s’e kam kështu. E transmeton në studio ai.

Çlirim Gjata: Këta politikën e kanë të vjedhin 800 mijë Euro. Ia ka nxjerrë Kontrolli i Lartë i Shtetit. Kur vjedh 800 mijë Euro, normal që vjen këtu të mbrosh sepse je peng.

Blendi Fevziu: E ke me Ndrecën ti këtë?

Çlirim Gjata: Po po po, e ka nxjerrë KLSH që ka abuzuar 812 mijë Euro.

Plarent Ndreca: Po ça thu mo. Mos ja fut kot.

Çlirim Gjata: Po kështu është kur s’ka Prokurori.

Plarent Ndreca: Mos ta kthejmë personale, se po e kthyem personale nuk dihet ku del kjo histori.

Çlirim Gjata: Hajde dalim ku të duash. /tvklan.al