Plas goma e autobusit, plagoset një kalimtare në Tiranë



Plas goma e autobusit, plagoset një kalimtare në Tiranë

16:55 15/05/2021

Një kalimtare mbeti e dëmtuar këtë të shtunë në Tiranë, nga plasja e gomës së një autobusi. Ngjarja ndodhi rreth orës 15:40, në rrugën e Kavajës. Në një njoftim për mediat, autoritetet policore të kryeqytetit thonë se e lënduara u dërgua në spital për ndihmë mjekësore.

“Rreth orës 15:40, në rrugën e Kavajës, ka plasur goma e një autobusi gjatë kohës që ka qenë në lëvizje. Si pasojë është dëmtuar lehtë një shtetase që ka qenë aty në afërsi, e cila u dërgua në spital, për të marrë ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftim./tvklan.al







Të ngjashme