Në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, ka qenë i ftuar gjuhëtari i njohur Agron Dalipaj i cili ka bërë disa debate me Arian Çanin. Agroni i thotë gazetarit se është budalla dhe këtë mund t’ja vërtetojë shkencërisht, ndërsa Arian Çani i kthehet duke i thënë “ik mos na çaj t***in”.

Arian Çani: Ty të quajnë të gjithë budalla dhe psikopat, i çmendur, unë po të qe nuk të merrja në emision, të thoja ik mos na çaj…

Agron Dalipaj: E vërteta është që ti ke marrë dhe të çmendur në emision sepse ti je Zonë e Lirë dhe merr edhe Presidentin e Republikës.

Arian Çani: Unë nuk marr budallenj, ti i quan budallenj, unë i quaj personazhe të pazakontë që nuk i ngjajnë të tjerëve dhe janë ndryshe nga të tjerët.

Agron Dalipaj: Po edhe fjala budall nuk është sharje dhe unë mund të të bind ty që je budall. Më lër të të mbush mendjen që ti je budall.

Arian Çani: Unë e di vetë që jam budall, s’ka nevojë të më mbushësh mendjen ti, unë jam super budall.

Agron Dalipaj: Ore të të mbush mendjen shkencërisht që je budall.

Arian Çani: I vetmi ndryshim këtu është që rregullat i vendos ky super budalli, kur të vij tek shtëpia jote, do i vendosësh ti, dakord?

Agron Dalipaj: Dakord.

Arian Çani: Atëhere Shut up. Agron dëgjo tani se na çave trapin ora është 1:23 minuta e bëra që të mos mendoje që unë isha kaq legen sa ta mbyllja në orën 1:00 emisionin. E bëra që të kuptojnë njerëzit që ti je njeri me vlera, i pazakontë, por ditën kur unë do them Agron bravo të qoftë tani po tërhiqem dhe unë nga skepticizmi im që kisha për ty, është dita kur mua të më thotë dikush do vij të bëj debat me Agron Dalipaj. Sepse ti duhet të kërkosh ku e ke problemin ti, nuk ta kanë fajin ata që nuk vijnë, e ke ti problemin. Unë po ta them miqësisht, ulu me veten tënde, reflekto dhe pyet ku e kam prishur, diçka nuk funksionon. Fakti që ty nuk të pranojnë në Akademinë e Shkencave domethënë që të marrin për idiot atje dhe mua kjo më revolton sepse ti nuk je idiot. /tvklan.al