“Unë iki nga emisioni”, djemtë nisin xhelozitë për Danielën pas puthjes me Vilianin: Të takim më kërkoi…

Puthja e Vilianit dhe Danielës vijon të shkaktojë debate në “Love Story Talk”. Djemtë janë vënë kundër Danielës dhe e akuzojnë atë se ajo ka bërë show dhe nuk ka pasur ndjenja për Vilianin.

Franko, Bajroni dhe Rei kanë thënë se takimi nuk kishte ndjenja dhe puthja nuk është dhënë e ndjerë.

Franko: Jam pak xheloz sepse ishte për lojë. Nuk ishte me ndjenja. Të them të drejtën nuk ishte ndonjë videoklip i bukur. Besoj se ishte më shumë për show, nuk kishin çfarë të jepnin në atë takim dhe bënë atë lojë për të rënë në sy. Dhe mua në takimin e parë më kërkoi të putheshim dhe unë i thash jo, dua të të jap një përqafim. Unë nuk i bëj gjërat për show.

Bajroni: Ishte një takim shumë normal mes dy të rinjve. Ishte momenti që e solli puthjen. Emocione tek Daniela dhe pash dhe nuk pash. Mua më duket një tip që nuk ka korniza, po të donte ta puthte do e puthte e para.

Rei: Viliani e puthi me zor. Po të ishte një puthje siç ishte nga ana e Dea, por jo puthje pasiononte, puthje franceze. Atëherë unë do e lija emisionin.

Ndërsa Daniela është shprehur se ajo puthjen e ka dhënë se e ka ndjerë dhe ka pasur emocione.

Daniela: Unë kam qeshur shumë me klipin që pash, unë me Frankon nuk kam diskutuar në takim për puthje. Kam një staf dëshmitarë me vete. Nëse ty nuk t’u duk takimi i bukur, ishte për show. Nëse do ta marrësh për show, merre si show, është puna jote. Nëse për sa i përket Bajronit, po të marr vetëm fjalët pozitive, ato negativet nuk i marr fare. Unë çdo puthje të parë që jap me një person unë kam emocion. Janë dy trupa të rinj që bashkohen bashkë dhe kanë emocion.

Për sa i përket deklaratave të Frankos, i cili thotë se Daniela i ka kërkuar të putheshin, fronisjta e ka mohuar kategorikisht një gjë të tillë.

“Unë puthje ty?”, Daniela përplaset me Frankon: Nuk të llogaris fare

Franko është një nga djemtë që është bërë më shumë xheloz për puthjen mes Danielës dhe Vilianit. Në emisionin e sotëm në “Love Story Talk”, Franko është shprehur se Daniela i ka kërkuar që të putheshin dhe në takimin që ata të dy kanë pasur, por ai nuk ka pranuar.

Por kjo gjë nuk është pranuar nga Daniela, e cila i ka thënë Frankos se ai nuk kishte asnjë shans për t’u puthur me të.

Franko: Ka qenë pjesë e videoklipit dhe më ka thënë ‘do ma japësh një puthje’. Unë i dhashë një përqafim.

Daniela: Unë ty puthje?

Franko: Po e ke dhe në video.

Daniela: Unë o Franko kam qenë e prekur duke qarë dhe ti pretendon që unë në ato momente që po flas për nënën time për vëllain tim, të jap puthje ty, nuk të llogaris fare.

Franko: Kemi pasur 12 orë regjistrim.

Daniela: Po nuk të llogaris fare.

Franko: Leri këto akuza, mos e kthe personale. Këtu jemi në një show dhe të gjitha janë pjesë e lojës.

Daniela: Ndodhi diçka e rrëmbeu. Unë i thash që edhe nëse një pulari të kesh nuk do të puthja, jo një vezë.

Franko: Ishte një lojë.

Viliani: Po ka qenë një lojë, nëse do ishte thyer veza ime do më jepte Daniela mua një dënim.

Daniela puthet sërish më Vilianin dhe ‘tërbon’ Rein, konkurrenti largohet nga emisioni

Daniela ka vijuar ‘provokimet’ e saj për djemtë pas puthjes me Viliani. Duke parë që djemtë janë bërë xheloz që Viliani ishte i pari që i rrëmbeu një puthje në buzë, ajo sot ‘i ka hedhur më shumë benzinë zjarrit’.

Teksa djemtë kanë thënë se ata do të iknin nga emisioni nëse ajo do të puthtë sërish Vilianin, Daniela gjatë emisionit të sotëm “Love Story Talk” ka bërë pikërisht këtë gjë, u çua dhe puthi sërish në buzë konkurrentin.

Unë jam aq e gatshme që t’ia kthej puthjen Vilianit tani dhe të gjithë të rrinë ulur, të shohin”, ka qenë kjo deklarata e Danielës, e cila u çua dhe shkoi dhe puthi Vilianin.

Por kjo gjë nuk është pëlqyer nga Rei, i cili menjëherë ka lënë studion dhe është larguar nga emisioni.

Edhe pse Rei u largua, sërish fronistja tha se ajo nuk ndihet fajtore, pasi ende nuk është deklaruar për asnjë nga djemtë dhe mund të puthë dhe të takohet me kë të dojë.

“A e shijove, bëje dhe takimin me të”, Rei revoltohet pas puthjes së Danielës me Vilianin

Një situatë kaotike ka shoqëruar emisionin “Talk Love Story” në Tv Klan ku Daniela u puth me Vilianin, Rei la studion dhe pastaj Daniela rendi pas tij për ta qetësuar.

Gjatë publicitetit, Daniela kërkoi një takim në dhomën e kuqe me Rein për të kuptuar revoltën e tij.

Rei i kërkoi llogari duke e pyetur se a e shijoi puthjen me Vilianin, duke mos kërkuar që të kthehet në studio edhe pse Daniela ia kërkoi me ngul një gjë të tillë.

Daniela: Unë nuk është se bëra takimin me ty, të dhashë shpresa të mëdha dhe të fika në emision. Je gabim, duhet ta pranosh se je gabim në këtë pjesë. Është thjeshtë një “baby kiss”, unë mund të ja jap edhe shoqeje atë lloj puthje, mund të jap edhe vëllait tim… Kështu që ti duhet të qetësohesh tani dhe të vish me mua në skenë.

Rei: Jam shumë i qetë.

Daniela: Ti do të vish me mua se kështu dua unë.

Rei: Jo, aspak.

Daniela: Më shiko këtu, jam unë këtu, a ke respekt për Danielën?

Rei: Po, sigurisht, për të gjitha femrat kam respekt.

Daniela: A do të vish me mua në skenë? Ne kemi takimin nesër?

Rei: Unë nuk e pranoj fare faktin që ti bëre atë gjënë.

Daniela: Erdhi thjesht…Unë sa e preka…

Rei: A e shijove, a e shijove?

Daniela: Po çfarë rëndësie ka?

Rei: Bëje edhe takimin tim me Vilianin.

Daniela: A do pak kohë që të qetësohesh?

Rei: Se di, në këto momente mendoj se më duhet pak kohë...

Rei kthehet në studio, deklarata e Danielës trazon ujrat: Dua t’i tregoj se dominoj unë

Në “Talk Love Story” në Tv Klan është diskutuar në lidhje me zgjedhjen e bërë nga Daniela në spektaklin e së hënës, ku i dha mundësinë për takimin e radhës Reit.

Ky i fundit la studion në puntatën e transmetuar ditën e sotme pasi Daniela u puth me Vilianin ndërsa fronistja rendi pas tij për ta qetësuar.

Gjatë publicitetit, Daniela kërkoi një takim në dhomën e kuqe me Rein për të kuptuar revoltën e tij.

Pas shumë kërkesash, më në fund Rei pranoi të rikthehej në studio ku vijoi diskutimi në lidhje me takimin e tyre të ardhshëm.

Ka qenë pikërisht ky takim, që ka trazuar ujrat në emision dhe ka përplasur mendimet e Zhaklinës, Danielës dhe Reit.

Zhaklina: Rei është “drama queen” dhe nëse do të isha në vendin e vajzave nuk do të ishte në preferencat e mia.

Rei: Nuk e bëra për vëmendje, ky mendim është i gabuar.

Zhaklina: Ky është opinioni im. Daniela javën e kaluar tha Dea si mund të dalësh ti me Rein se ai të ofendoi se të mban në ajër, çfarë po ndodh?

Daniela: Unë kam thënë se kam zgjedhur Rein, se më duket se do të dominojë gjatë gjithë kohës dhe dua t’i tregoj se unë dominoj këtu.

Zhakina: Unë nuk e di që në dashuri njerëzit dominojnë njëri-tjetrin. Dominanca nuk më duket se ka dashuri.

Daniela: Në dashuri ka dominancë.