Plasin armët në Athinë, plagosen 2 shqiptarë




Plasin armët në Athinë, plagosen 2 shqiptarë

20:25 22/01/2022

Ngjarja në një furrë bukë, në sy të fëmijëve

Tre persona mbetën të plagosur këtë të shtunë në Voula të Greqisë, pas të shtënave me armë zjarri. Dy prej tyre janë shqiptarë, ndërsa tjetri irakian.

Sipas asaj që shkruajnë mediat greke, ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 në një furrë buke dhe nga të dhënat e deritanishme shkak për ngjarjen dyshohen të jenë bërë larje hesapesh.

Identiteti i personave të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë nuk bëhet ende i ditur. Gjithçka nisi në hyrje të furrës, ku dy persona po pinin kafe.

Papritur një automjet brenda së cilës ndodheshin 4 persona ndaloi dhe 2 prej tyre iu afruan personave që po pinin kafe. Mes palëve fillimisht pati debat. Në këtë moment një prej tyre goditi me karrige njërin prej tyre.

Personi që po priste jashtë vrapoi brenda për të ndihmua të lënduarin dhe në këtë moment shpërthyen dhe armët. Personat u qëlluan gjatë kohës që po tentonin të largoheshin.

Mediat greke publikuan edhe pamjet e kapura nga kamerat e sigurisë.

Dëshmitarë thanë se ngjarja ndodhi në sy të fëmijëve të moshës 12-13 vjeç, të cilët u fshehën nga frika. Gjithnjë sipas dëshmitarëve, autorët u thanë atyre që të mos kishin frikë sepse nuk do t’i lëndonin.

Ndërsa burime nga spitali, mediave greke u thanë se dy të plagosurit me armë zjarri kishin shkuar pa ndjenja në spital. Gjendja e tyre shëndetësore nuk dihet ende. Personi i tretë mësohet se ka marrë plagë nga goditja me sende të forta.

Aktualisht autoritetet policore janë vënë në ndjekje të autorëve./tvklan.al













Të ngjashme