Arlind dhe Ueda kanë zgjedhur të zhvillojnë një takim romantik, jashtë vilës së dashurisë. Në episodin ditor që u transmetua sot në orën 18:20 në Televizionin Klan, ata kanë zgjedhur një ambient të qetë, të shoqëruar me një gotë verë. Ajo që na ka rënë në sy është fakti që Arlindi ka marrë edhe hudhra me vete, si e tha dhe vetë ai “plastë syri i keq”.

Pjesë nga biseda:

Ueda: “Duke qenë se ke dyqan lulesh, nëse unë do të isha një lule, cila lule do më përshtatej më shumë?”

Arlindi: “Lulja ime e cila mendoj se është edhe në çdo vend të botës ëshhtë orkidea. Do të ishe miks në të gjitha ngjyrat që ajo ka. Mendoje që do të ishim bashkë në ‘date’ final?”

Ueda: “Jam shumë e lumtur që jemi bashkë dhe pse rrugëtimi jonë nuk ka qenë i lehtë. Të kam parë para se të futesha brenda dhe si pamje, gjithçka më ke tërhequr, por e kam patur të vështirë vetëm te pjesa e moshës. Gëzohem që rrugëtimi po shkon kështu.”

Ndiqni videon më poshtë për të parë takimin e plotë të Arlindit dhe Uedës./Love Island Albania