Plastika, “arma” që po vret mijëra gjallesa

Plastika, “arma” që po vret mijëra gjallesa

09:09 23/04/2019

Mbetjet plastike vijojnë të mbeten shqetësimi global. Por në vendin tonë situata sa vjen e përkeqësohet pasi në zonat rurale mungon tërësisht infrastruktura për trajtimin e mbetjeve urbane, ku pjesën më të madhe e zë plastika. Përpjekjet janë të vazhdueshme, por mentaliteti vazhdon të mbetet i pandryshuar për evitimin e përdorimit të plastikës.

Kërcënuesi më i madh për mjedisin vazhdon të mbetet plastika. Për këtë arsye BE ka kërkuar që në Janar të vitit të ardhshëm të ndalohen nga qarkullimi 10 produkte të plastikës njëpërdorimshme. Shqipëria ka bërë disa përpjekje, për të kufizuar përdorimin e ambalazheve plastike, por problemi më i madh i saj vazhdon të jetë mosmenaxhimi i mbetjeve urbane.

Në pjesën më të madhe të territoreve në zonat rurale, mbetjet nuk grumbullohen. Mungon infrastruktura, zonat e banuara janë të papërqendruara dhe procesi ka një kosto shumë të madhe. Për pasojë, për transportimin e tyre tani për tani përdoren përrenjtë dhe lumenjtë

Për këtë Ministria e Turizmit ka ashpërsuar masat për shkelësit e ligjit, duke kërkuar që minimalisht çdo bashki të ketë pikën e vet të grumbullimit

Aktualisht Shqipëria numëron 190 venddepozitime jo të ligjshme, shumica e të cilave ndodhen pranë brigjeve të lumenjve. Aksionet e pastrimit, pavarësisht intensitetit çdo sezon, çojnë vetëm në pastrimin e territorit, por nuk frenojnë dot hedhjen e mbetjeve të reja në mjedise publike. Shpresa e vetme është monitorimi në terren nga inspektorët e bashkive dhe ashpërsimi i sanksioneve si ndaj pushtetit vendor ashtu dhe ndaj qytetarëve.

Klan Plus

Të ngjashme
UKT