Plastika mbulon tabanin e Oqeanit Atlantik

Plastika mbulon tabanin e Oqeanit Atlantik

23:07 20/08/2019

Shkencëtarët: Miliona kafshë deti kanë ngordhur si pasojë e ndotjes

Një sasi e madhe mbetjesh plastike dhe ndotje të tjera janë zbuluar gjatë një ekspedite të bërë nga shkencëtaret e Greenpeace, në detin Sargasso, i cili lidhet me Oqeanin Atlantik.

Shumica prej tyre mendohet se vijnë nga bregdeti perëndimor i Afrikës dhe Shteteve të Bashkuara. Problemi më shqetësues, sipas shkencëtarëve, është se këto mbetje përfundojnë në stomakun e kafshëve detare të cilat aty kanë habitatin e tyre.

Në një kampion të marrë prej tyre ata kanë zbuluar thuajse 1.300 fragmente të mirkoplastikave.

Gjithashtu shkencëtarët kanë deklaruar se është një nivel shumë më i lartë se ai i gjetur vitin e kaluar në Oqeanin Paqësor. Sipas tyre situata në oqeane dhe dete sa vjen dhe bëhet më alarmante.

Statistikat e bëra publike në Janar të këtij viti tregojnë se rreth 100 milionë krijesa detare kanë ngordhur si pasojë e ndikimit të plastikës.

Klan Plus

LAJMET
Të ngjashme
Delta

UKT