Ndonëse një atraksion turistik nga më të veçantët në Shqipëri, bukuria e Liqenit të Komanit është duke u rrezikuar vazhdimisht nga mbeturinat e shumta që shihen në sipërfaqe.

Papastërtia e shkaktuar nga mbetje të shumta plastike e lëndë drusore të hedhura në ujë, rrezikojnë seriozisht sezonin turistik në këtë destinacion turistik të vendit, i cili përshkohet me varka nga turistë të shumtë të cilët frekuentojnë grykëderdhjen e Lumit të Shalës apo Valbonën.

Ndonëse grupe vullnetarësh kanë ndërhyrë në pastrimin e ujërave, vizitorët shprehin shqetësim se pamja mbreslënëse po shkatërrohet nga imazhi aspak i këndshëm që ndotja lë pas.

Vizitorët e këtij atraksioni apelojnë për ndërhyrje institucionale në një kohë që fluksi i vizitave nuk është shtuar ende.

Liqeni i Komanit shtrihet në një sipërfaqe prej 34 kilometrash katrorë, ndërsa gjerësia e tij është rreth 400 metra.

Tv Klan