Platforma dixhitale Klan “pushton” edhe Gramshin



Platforma dixhitale Klan “pushton” edhe Gramshin

16:02 25/12/2020

Në Janar nisin transmetimet edhe në Tepelenë dhe Përmet

Prej ditës së djeshme, platforma dixhitale kombëtare Klan, ka nisur transmetimin edhe për banorët e rrethit të Gramshit. Ky investim bën të mundur mbulimin me sinjal televiziv dixhital tokësor të qytetit të Gramshit dhe gjithë fshatrave që kanë pamje nga antena e këtij stacioni të instaluar te blloku i antenave celulare në kodrën e Kamaqit, mbi fshatin Trashovicë, përballë qytetit të Gramshit.

Platforma dixhitale e Klan është e para platformë nga televizionet private në Shqipëri që nis transmetimet në rrethin e Gramshit. Ajo transmeton kanalet televizive Tv Klan, Klan Plus, Klan Maqedonia, Klan Music, ABC, Euronews Albania, Syri Tv, Tv scan dhe IN Tv, në teknologjinë më të lartë të zërit dhe figurës, në High Definition.

Pas investimit në stacionet Elbasan, Peqin, Librazhd, Gramshi është stacioni i katërt në qarkun e Elbasanit dhe i 28 në të gjithë Shqipërinë.

Investimet e platformës Klan për të mbuluar shumë shpejt të gjithë territorin e Shqipërisë, pas Gramshit do të vazhdojnë me dy stacione të reja gjatë muajt Janar, për të mbuluar me sinjal rrethet Tepelenë dhe Përmet.

Plani i investimeve është që brenda 4 mujorit të parë të vitit 2021, platforma dixhitale Klan, të mbulojë me sinjal High Definition të gjitha rrethet e Shqipërisë, duke qenë kështu platforma e parë dhe e vetme private në Shqipëri që mbulon gjithë territorin dhe duke i dhënë fund procesit të dixhitalizimit televiziv për kanalet televizive të shoqërisë Klan dhe të atyre televizioneve private që janë pjesë e kësaj platforme, si e vetmja që transmeton televizione pa asnjë pagesë për qytetarët.

Tv Klan






Të ngjashme