12 kanale me teknologji të lartë dhe pa asnjë pagesë

Prej kësaj të hëne, platforma digjitale tokësore e Tv Klan ka nisur transmetimin edhe në rrethin e Tepelenës dhe Memaliajt.

Ky stacion e ri, i cili ndodhet ne kodrën e fshatit Beçishtë, bën të mundur mbulimin me sinjal dxhital High Definition të të gjithë qytetit të Tepelenës, pjesërisht Memaliaj si dhe të fshatrave të këtyre dy bashkive.

Edhe për këtë zonë, platforma digjitale e Tv Klan, bëhet e para nga televizionet private në Shqipëri që nis transmetimet.

Ajo transmeton 12 kanale televizive të Tv Klan HD, Klan Plus HD, Abc News HD, Tv Scan HD, Klan News HD, CLUB tv HD, Euronews HD, Syri HD, IN TV HD, MCN TV HD, Klan Macedonia HD dhe Klan Music HD.

Keto kanale transmetohen si gjithmonë pa asnjë pagesë për qytetarët.

Për secilin nga këto kanale, platforma dixhitale e Tv Klan ofron teknologjinë më të lartë të zërit dhe figurës në High Definition.

Për të marrë sinjalin dixhital të platformës së Tv Klan, mjafton një televizor i viteve të fundit ose një dekoder i thjeshtë DVB-T2, pa patur nevojë për asnjë kartë apo abonim dhe ta drejtoni antenën e thjeshtë drejt stacionit të transmetimit në Beçishtë.

Ky investim me sinjalin në Tepelenë e Memaliaj e bërë platformën e Tv Klan të parën dhe të vetmen platformë private me një shtrirje kaq të gjerë në Shqipëri.

Tv Klan