BSH: Të rritet edhe forma e kolateralit financiar

Banka e Shqipërisë ka hartuar një platformë për rigjallërimin e kreditimit, duke vlerësuar se më pak se gjysma e potencialit të bankave për të kredituar ekonominë është e pashfrytëzuar.

Në një intervistë për televizionin Klan, zv/guvernatorja e Bankës Qëndrore Natasha Ahmetaj, thotë se dhënia e huave në ekonominë tonë jo vetëm se është mjaft e ulët në raportin me prodhimin kombëtar, por shumë më e pakët edhe se ekonomitë e tjera të rajonit. Për këtë arsye banka ka dalë me një plan konkret për rritjen e kreditimit.

Një nga format e reja që do të fillojë të shfrytëzohet më shumë është edhe ajo e njohjes së kolateralit financiar. Deri më sot afro 70% e kredisë është e bazuar në pasuritë e patundshme. Natasha Ahmetaj sqaron se edhe llogaritë që priten të arkëtohen nga biznesi nga sektori publik janë të besueshme dhe mund të përdoren si kolateral.

Në objektivat e strategjisë së bankës është edhe nxitja e kërkesës për kredi. Arritja e këtyre synimeve do të kërkojë edhe bashkëpunimin e bankave tregtare dhe të qeverisë.

Kushtet për rritjen e kredisë në ekonomi konsiderohen optimale nga ana e bankës qëndrore në një kohë që raporti i kredive me probleme ka rënë 10.6%.

Kredia për sektorin privat u gjallërua gjatë këtij viti, ku vetëm tremujorin e fundit rritja shkoi në 7.5%, pas 5 vjetësh rresht me tkurrje të portofolit të huasë për këtë sektor.  

Tv Klan