20 vjet më parë në finalen e Botërorit të ‘98 e luajtur në Francë skuadra vendase e fitoi finalen përballë Brazilit.

Por mesa duket ndeshjet në këtë botëror kanë qenë të trukuara. Të paktën sa i përket kalendarit të përballjeve. E zbuloi këtë fakt Michel Platini gjatë një intervistë në një radio franceze.

“Kur organizuam kalendarin bëmë një marifet të vogël që nëse ne dilnim të parët në grup dhe Brazili gjithashtu në grupin e vet të mos ndesheshim përpara finales. Eh, ishim në shtëpinë tonë, do t’i merrnim disa përfitime. Francë -Brazil në finale, ishte një ëndërr për këdo”.

Franca e fitoi finalen me 3 gola, 2 nga Zidane dhe një nga Petit. Edhe në atë kohë kjo ndeshje u rrethua nga hije dyshimi, pasi Brazili ishte një skuadër në top formë dhe shumë herë më shumë favorite për të fituar. BBC raporton se FIFA nuk i komentoi deklaratat e Platini. Ish presidenti i UEFA-s, ashtu si dhe ai i FIFA-s Sepp Blatter janë gjetur fajtorë për shkelje të etikës në një hetim kundër korrupsioni.

Tv Klan