Plazh dhe në vjeshtë

Plazh dhe në vjeshtë

20:05 15/09/2019

Pushuesit e huaj nuk i ndahen bregdetin tonë

Edhe pse vjeshtë bregdeti shqiptar vijon të popullohet nga pushues vendas dhe të huaj.

Ndonëse më të pakët në numër, vizitorë kryesisht të ardhur nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë rikthyer në plazhin e Durrësit. Shtatori me temperatura deri në 30 grade, shihet si një zgjedhje e mirë për të kaluar disa dite pranë detit.

Për ta qetësia, banjot e diellit dhe shëtitjet shijojnë edhe më shumë larg dyndjes që krijon sezoni veror.

Edhe në plazhet e Vlorës ky mes shtatori ka afruar shumë pushues vendas dhe të huaj. Të shumtët janë ata nga Ukraina dhe Polonia dhe Bjellorusia. Një pjesë e tyre janë për herë në parë në jug të Shqipërisë. Ndjehen mirë me qetësinë dhe pastërtinë e zonës.

Pushues ka edhe në plazhet e tjera të vendit e mesa duket për sa kohë temperaturat do të jenë të larta, bregdeti do të jetë një alternative për të pushuar.

Tv Klan

Delta
LAJMET

Të ngjashme

KPT
KPT
UKT
UKT
Doktori