Në vendet me numër të lartë duhanpirësish, në të cilat hyn dhe Shqipëria, tymi i cigareve të konsumuara në plazhe, por edhe hedhja e bishtave ngado, përbëjnë një problem si për shëndetin e turistëve ashtu edhe për mjedisin.

Ka nisma në destinacione të ndryshme ku prezantimi i plazheve pa tym cigaresh po kthehet në një trend që po përkrahet edhe nga autoritetet lokale e bizneset që operojnë në fushën e turizmit.

Ishulli grek i Astypaleas është një shembull: ai është një perlë e pazbuluar, e quajtur si flutura e Egjeut ose thjesht “Santorini i ri”. Aty zbatohet që nga viti 2018 politika e plazheve pa tym cigaresh, një nismë e mbështetur edhe nga Philip Morris International, kompani e cila i ofron duhanpirësve një alternativë pa tym dhe pa djegie të konsumit të nikotinës.

Projekti pa tym cigaresh në këtë ishull është pjesë e një platforme më të gjerë politike, me qëndrueshmërinë në thelb. Synimi i autoriteteve lokale është që t’u ofrojnë pushuesve det e plazhe të pastra dhe impakt sa më të vogël dëmtues ndaj mjedisit. Dhe shndërrimi i Astypaleas në një destinacion pa tym, është vetëm fillimi. Mbështetja nuk ka munguar nga Philip Morris International për këtë nismë.

Nisma të ngjashme për plazhe pa tym cigaresh ka edhe në Italinë fqinje, në Veneto and Sardenjë. Në shumë qytete të kësaj të fundit nga viti i shkuar në plazhin e mrekullueshëm dhe të famshëm të La Pelosas, u ndalua pirja e duhuanit. Falë këtij vendimi, rëra e artë ishte më e pastër në fund të sezonit. Autoritetet thanë se vendosja e tre zonave specifike për duhanpirjen solli grumbullimin e rreth 140 mijë bishta cigaresh të konsumuara, 80% e të cilave do të kishin përfunduar me siguri përgjatë bregdetit.

Në Shqipëri, ndotja e plazheve është një nga problemet kryesore të verës, teksa vendi synon të kthehet në një destinacion kryesor turistik europian, me vende të mrekullueshme pushimi në detin Adriatik dhe Jon. Plehrat, përfshirë edhe bishtat e cigareve, janë ndotësit më të mëdhenj të rërës dhe detit.

Në kuadër të projekteve të ndryshme të përgjegjësisë sociale dhe zhvillimit, bizneset janë trajnuar e mbështetur që të përkrahin duhanpirjen alternative. Fokusi është edhe te plazhet, ku kjo mënyrë konsumi i duhanit, ashtu si dhe në vendet e tjera të BE-së, do të ketë ndikojë në zgjidhjen e problemit të ndotjes së plazheve. Por ajo që është e rëndësishme është që edhe pushuesit duhet të ndërgjegjësohen për pastërtinë. Në këto javë të fundit të verës në Shqipëri, kur pushuesit mbështetën nisma si “Pusho shqip”, më e pakta që mund të bëjmë është të kujdesemi për të mbajtur plazhin pastër.