Plazhe publike për pushuesit

Plazhe publike për pushuesit

16:38 19/07/2019

Klosi: Lirojmë 20% të hapësirave të zaptuara nga privatët

Plazh privat apo publik? Qytetarët mund të zgjedhin vetë, ndërsa për hapësira pa pagesë iu del garant Ministria e Turizmit dhe Mjedisit.

Task-Forca e ngritur për menaxhimin e sezonit veror do të liroje 20% të vijës bregdetare zaptuar nga privati. Puna ka nisur nga Golemi, ku i pranishëm ishte dhe Ministri Blendi Klosi.

“Tabelat e vendosura kudo në territorin e plazhit shqiptar tashmë janë hapësira për njerëzit e thjeshtë të cilët kanë mundësi të pushojnë të pa shqetësuar nga operatorët privatë. Ne nuk jemi kundër biznesit privat, e nxisim që të realizojnë biznesin e tyre, të ofrojë cilësi shërbimi, akomodim dhe standard, por zbatimi i rregullave do të jetë i barabartë për të gjithë.”

Aksioni do të vijojë nga veriu në jug.

“Ky operacion do të vijojë gjatë gjithë sezonit veror dhe forcat e rendit janë të porositura që të ruajnë këto hapësira për publikun dhe të menaxhojnë në mënyrë sa më të sigurt sezonin turistik”.

Task-Forca për menaxhimin e turizmit ka për detyrë të garantojë gjithashtu pastërtinë dhe sigurinë e pushuesve në këto hapësira publike.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT