Më të shumtë nga rajoni dhe Europa Lindore

Sezoni turistik ka arritur kulmin e tij pasi këtë fundjavë të gjitha plazhet kanë qenë të mbipopulluara. Durrësi vazhdon të jetë një nga më të preferuarit nga ata që vijnë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Sipas tyre, qetësia dhe çmimet e lira i sjellin në këtë bregdet. Ndërsa nuk mungojnë as të huajt.

“Kam ardhur nga Gjermania për të kaluar disa ditë pushimi me familjarët. Durrësi është një vend i bukur dhe me kënaqësi do të rikthehesha sërish këtu”.

Edhe plazhi i Shëngjinit këtë të diel ka pritur një numër mjaft të lartë turistësh kryesisht nga Kosova, por nuk kanë munguar edhe ata nga Polonia.

“Kjo është hera e parë për mua. Dua të them se njerëzit janë shumë të mirë e miqësor, deti shumë i pastër. Për 10 ditë kam paguar 470 euro dhe sigurisht ky është një çmim më i lirë”.

Vlora vazhdon të ketë peshë kryesore në turizëm, pasi përveç shqiptarëve aty pushojnë mjaft turistë nga Rusia, Polonia dhe Irlanda.

Operatorët turistikë në këto plazhe thonë se në ditët në vijim presin një numër më të madh të huajsh pasi kanë prenotuar kohë më parë.

Tv Klan