Bizneset parashikojnë sezon të mirë vizitorësh

Një oaz i vogël piktoresk, vetëm pak kilometra larg bregdetit të Shëngjinit, Zona e Kunes edhe pse pak e njohur, po kthehet përherë e më shumë në një nga destinacionet e preferuara të vizitorëve. E njohur ndryshe si një rezervat natyror i mbrojtur, me ndërthurjen e pishave, detit dhe lagunës, Kune është një ndër pikat më atraktive për turizmin.

“Jemi të zonës. E frekuentojmë çdo vit. Është pikë turistike mjaft tërheqëse, uji, rëra, janë speciale. Është rezervati mjaft i hershëm”.

Unë vij nga Ferizaj. Ka qetësinë e vet, një zonë më pak e frekuentuar. Zona e Kunës, që krahasohet me një xhungël të vogël ka tërhequr vëmendjen edhe të turistëve që vijnë përtej kufijve, të Shqipërisë apo Kosovës.

“Vij nga Gjermania. Kam 3 muaj që qëndroj në Shqipëri, tani më duhet të iki dhe më vjen keq për këtë. Ky vend është i mrekullueshëm, perëndimet këtu janë shumë të bukura. Më vjen keq që ka kaq shumë mbeturina, vendi do të ishte më i rehatshëm për ne nëse do ishte pak më pastër por vendi është shumë i bukur”.

Donim të shkonim në Portugali fillimisht por ishte mbyllur prej Covid-it dhe më pas pamë Shqipërinë dhe lehtësirat që kishte dhe na u duk shume bukur. Si për të respektuar natyrën dhe zonën e mbrojtur, bizneset në Kune janë të pakta, por parashikojnë një sezon të mirë turistik.

“E kemi hap sezonin që në 1 Qershor, situata duket mirë. Nuk e di se ku do i parkojmë turistët. Deri tani kemi numëruar rreth 300 kampera, se di a do ti shërbejmë dot”. 

Mungesa e ambienteve akomoduese nuk i pengon pushuesit ta zgjedhin plazhin e Kunes kryesisht për turizmin ditor, duke e zgjedhur atë për qetësinë që ofron.

Tv Klan