Lirohen mbi 10 mijë m2 plazh

Në vijim të operacionit “ Plazh i lirë”, Policia ka liruar në plazhin e Kunës të Shëngjinit rreth 8000 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu janë sekuestruar rreth 500 çadra e shezlongë. Pesë përfaqësues ligjor subjektesh bashkë me dy drejtorë bashkie janë në hetim.

Drejtorët në ndjekje penale janë Arbend Ndoi me detyrë Drejtor i Taksave dhe Tarifave Vendore pranë Bashkisë Lezhë dhe Sokol Toma, Drejtor i  Drejtorisë së Planifikimit të Territorit pasi në kundërshtim me ligjin kanë lëshuar leje ndërtimi në zonë të mbrojtur.

Ndërkohë në Velipojë janë liruar rreth 2500 m2 plazh i zaptuar dhe sekuestruar 235 komplete shezlongë + çadra + karrige)./tvklan.al