Problematike, mungesa e investimeve

I njohur për pejsazhin e larmishëm dhe tejet tërheqës, plazhi i Bisht Kamzës, 11 kilometra nga Durrësi, në ketë periudhë pandemie është një destinacion që po lakmohet shumë nga pushuesit.

Në 13 kilometër vijë bregdetare, sipërfaqe të bollshme me rërë e ujë të pastër, pushuesit pranojnë se janë aty për qetësinë që ky plazh ofron. Por sipas tyre, investimet aty janë të domosdoshme.

“Në përgjithësi është mirë, vetëm do investime për rrugë, dushe, roje bregdetare”.

“Vend shumë i qetë”.

“Shumë mirë, pastër qetë”.

Për të apasionuarit e natyrës, kjo zonë turistike ofron edhe një nga lagunat më të rëndësishme në vend, e pasur me flor dhe faunë.

Laguna shtrihet në të dy anët e rrugës së plazhit me gjire e parcela toke të krijuara nga baticat e zbaticat e detit.

Me një kurorë të gjelbër, e cila nis në pikën skajore të Porto Romanos dhe vijon deri afër grykëderdhjes së lumit Erzen në det, ketu vizitorët mund të shfrytëzojnë  edhe parkun me pisha, akacie e bredha për ecje apo piknik.

I gjithë mozaiku natyror shtrihet në veri të qytetit që nga vendasit njihet edhe si plazhi i sektorit Rinia dhe mund të arritet vetëm për 15 minuta udhëtim me makinë nga qyteti i Durrësit.

Tv Klan