Po tërheq gjithnjë e më shumë turistë

I vendosur në veri të Durrësit mes Kepit të Palit dhe Sektorit Rinia,  me një gjatësi 2 kilometër, plazhi i Porto Romanos po tërheq gjithnjë e më shumë pushues. Një zonë turistike e cila gërsheton antikitetin me investimet private.

Zona preferohet jo vetëm për plazh, por edhe për gjueti nga banorët e zonës për shkak të shumëllojshmërisë së specieve detare.

Krahas plazhit në të cilin mbërrihet duke marrë rrugën e Spitalles, pushuesit mund të vizitojnë edhe mbetjet e Mureve Antik të Portës të cilat dikur shërbenin për të mbyllur rripin e ngushtë të tokës ndërmjet detit dhe kënetës.

Nga Kalaja e Portës e ndërtuar në shekullin e gjashtë, sot ruhet vetëm një trakt 60 metër i gjatë dhe një kullë katërkëndore me lartësi 4 metra.

Tv Klan