Pushuesit ankohen për papastërtitë e shumta

Plazhi publik i Vilbashtovës që shtrihet përgjatë 6 kilometrave vijë bregdetare ndonëse ofron një natyrë fantastike, frekuentohet pak nga pushuesit dhe kjo për shkak të ndotjes dhe mungesës së vëmendjes nga pushteti lokal.

Ata pak pushues që e preferojnë këtë bregdet janë kryesisht vendas. Papastërtia është kthyer në normalitet për ta dhe kënaqësia më e madhe që marrin është se mund të pushojnë në një plazh publik, ku nuk ju kërkohen para.

“Vetë e kemi pastruar. Ne vazhdimisht këtu vijmë”.

“Është shumë pis. Ambienti shumë i papastër. Ç’a të bëjmë”.

Edhe ato pak stacionet private në këtë zonë, nuk preferohen. Shezlonget e tyre janë bosh. Me çarçaf e me bukën me vete, pushuesit që qëndrojnë këtu, pastrojnë territorin përreth çadrës së tyre dhe pas konsumimit të ushqimeve gjithçka e lënë në rërë. 

“Patjetër që duhet vënë dorë, se deti nxjerr papastërti. Nuk pastrojnë zonën publike”.

Papastërtia vërehet edhe brenda në det. Lumi Shkumbin shkarkon të gjitha mbeturinat e tij në plazh.

Është kjo e njëjta pamje prej vitesh në plazhin e bukur të Vilbashtovës, ku duket se askush nuk e ka në vëmendje për të vendosur dorë.

Tv Klan