Emisioni “Jo Vetëm Modë” në Tv Klan, ka shkuar në Gjermani, për të bërë një intervistë me fituesit e edicionit të parë të “Love Island Albania”, Ueda dhe Arlindi, të cilët pak ditë më parë njoftuan që janë në pritje të ëmbël. Këta të fundit, rrëfyen mënyrën se si ia treguan prindërve lajmin e bukur dhe reagimin e tyre.
Orinda Huta: Çfarë bëtë në atë moment?
Ueda: Jemi përqafuar.
Arlindi: Ne u gëzuam shumë. Pastaj thamë okej, nuk është ndonjë gjë e përditshme. Jemi ndarë me… prindërit e mi rrinë poshtë, kurse ne rrimë lart, edhe thashë: “Okej hajde ta thërrasim mamin”. Thashë: “Mami, mami, hajde një çikë lart”, derisa erdhi nëna, edha tha: “Hë çfarë ka?” Po shihte Uedën, se s’po e kuptonte, po qante, i kishte sytë me lot: “O Zot çfarë ka ndodhur”, se u tremb në atë moment. “Jo, jo”, thashë. “Po çfarë ka” (përgjigjja e mamit të Arlindit). Edhe prita një çikë, tha…
Orinda Huta: Jeni mësuar ju, me suspansat e “Love Island” (duke qeshur).
Arlindi: “Kemi diçka”, thashë, “në favorin tonë”. “Çfarë ka ndodhur”, tha. I thashë unë: “Ueda është me barrë”. Lotët, a t’keqen.
Ueda: Jemi përqafuar, të gjitha. Unë e prisja, se herë mendoja “okej do ua bëj surprizë prindërve të mi në Londër, në një mënyrë të bukur”, por jam tip që nuk mbaj gjëra dhe në momentin e parë që fola me mamin…
Orinda Huta: Si ia tregove prindërve atëherë?
Ueda: Isha në ‘FaceTime’, ‘video call’, dhe i tregova. Madje e kam edhe si ‘screenshot’, reagimi i tyre, por jo, janë kënaqur shumë. /tvklan.al